Një 52-vjeçar është vetëvarur në Vaun e Dejës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, ku kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar 52-vjeçarin drejt aktit të rëndë.
“Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç”-njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.