Harry Simpson, një nga anglezët e përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është arrestuar nga policia në Britani të Madhe.
Nikulaj u vra më 19 prill të këtij viti në një atentat të mirë organizuar, ku ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj, mes tyre dhe vrasësi portugez. Ruben Saraiva,
Sipas informacioneve, Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.