Ukraina njoftoi se 3 persona humbën jetën në sulmin e ushtrisë ruse në rajonin Sumy të vendit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social tha se ushtria ruse kreu sulm me mjet ajror pa pilot (dron) ndaj rajonit Sumy.

"Sulmet u kryen me dronët e llojit Shahed", tha Zelenskyy i cili shtoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan rreth 40 dronë.

Ai theksoi se në sulme humbën jetën 3 persona, përfshirë një fëmijë dhe se janë dëmtuar apartamentet e civilëve në rajon.

"Ka të plagosur. Do të jepet ndihma e nevojshme për të gjithë. Parandalimi i sulmeve ruse do të jetë i mundur me kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë ndaj objektivave ushtarake në Rusi dhe me sigurimin e ndihmës me armë për Ukrainën", tha Zelenskyy./aa