Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, pas takimit me homologen e tij letoneze, Baiba Braze, ka deklaruar se vendi i tij dhe Letonia do të forcojnë bashkëpunimin e tyre në industrinë e mbrojtjes.

“Ne do të forcojmë bashkëpunimin tonë në këtë fushë me projekte të qarta”, tha ministri turk në konferencën e përbashkët për media në Ankara me ministren letoneze.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit, Fidan tha se, “Veçanërisht në luftën kundër FETO-s, dëshiroj të shpreh edhe një herë pritjet tona për bashkëpunim të fortë dhe ndërmarrjen e hapave konkrete”.

Fidan theksoi vendosmërinë e Türkiyes për të vazhduar “në mënyrë vendimtare” luftën e saj kundër grupit terrorist të përfshirë në grusht shtetin e mposhtur të vitit 2016 në Türkiye.

Organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Türkiye, ku u vranë 252 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

Gulen, 83-vjeçar, vdiq në spitalin St. Luke’s në shtetin amerikan të Pensilvanisë.

Marrëdhëinet midis Türkiyes dhe BE-së

Duke shprehur vlerësimin e Ankarasë për mbëshetjen e Letonisë për procesin e pranimit të Türkiyes në Bashkimin Evropian (BE), shefi i diplomacisë turke tha se anëtarësimi në bllokun 27-anëtarësh është një “qëllim strategjik” për Türkiyen.

Duke theksuar se Türkiye ka një vullnet politik për të zhvilluar marrëdhëniet me BE-në në një mënyrë “konstruktive dhe të orieruant drejt rezultateve”, ai theksoi pritjet nga blloku evropian për të shfaqur një qëndrim të qartë.

Sulmi i Izraelit në Gaza dhe Liban

Më tej, Fidan gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza dhe Liban.

“Izraeli, duke vrarë civilë, nuk mund të arrijë paqen dhe sigurinë”, tha Fidan, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë përpjekjet palestineze për të krijuar shtetin e tyre në tokën e tyre, si dhe për të vendosur paqen në Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.

Lufta Rusi-Ukrainë

Ministri turk gjithashtu njoftoi se ata diskutuan edhe zhvillimet në lidhje me luftës Rusi-Ukrainë, duke theksuar mbështetjen e Türkiyes për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Fidan po ashtu tha se ai dhe homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, dje zhvilluan konsultime, gjatë të cilave ai shprehu dëshirën e vendit të tij për t'i dhënë fund konfliktit sa më parë.

Ai siguroi se Ankaraja mbështet të gjitha nismat e paqes, duke theksuar përpjekjet në terren që do të mbështeten nga proceset e negociatave.

“Türkiye beson se ligji ndërkombëtar duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në veri dhe jug të botës”, tha ai.

Bashkëpunimi ekonomik Türkiye-Letoni

Fidan tha se synojnë rritjen e vizitave të ndërsjella të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme, si dhe zhvillimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Vëllimi i tregtisë mes dy vendeve është rritur ndjeshëm vitet e fundit”, theksoi ai, duke u zotuar se do të përmbushin objektivin e vëllimit tregtar prej 1 miliard dollarësh, që shprehu bindje se do të rritet edhe më shumë në të ardhmen e afërt.

Duke theksuar se ata mund të përmirësojnë më tej marrëdhëniet në shumë sektorë, veçanërisht tregtinë, investimet, kontraktimet dhe transportin, Fidan tha se Komiteti i Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Türkiye-Letoni (JETCO) është një mekanizëm i rëndësishëm në këtë drejtim dhe se ata dëshirojnë të organizojnë takimi i dytë i komisionit në rastin e parë.

“Kompanitë turke janë të etur për të investuar më shumë në Letoni dhe vendi do të vazhdojë t'i inkurajojë ato”, tha Fidan, duke shtuar se disa çështje mund të lindin kohë pas kohe dhe se këtë e ka diskutuar me ministren Braze.

Braze, nga ana e saj, vlerësoi rolin e Türkiyes në NATO. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se e ka ftuar ministrin Fidan për vizitë në Letoni dhe se ai e ka pranuar ftesën.

Ajo shprehu kënaqësinë e saj që zyrtarë të nivelit të lartë turq do të marrin pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës duke iu përmbajtur parimeve të Kartës së OKB-së.

Mundësitë e bashkëpunimit

Më tej, Braze theksoi potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik, duke shtuar se Konsullata e Nderit e Letonisë në Istanbul synon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe.

“Mijëra letonezë vizitojnë Turqinë çdo vit”, u shpreh Braze, duke bërë thirrje që më shumë njerëz nga Türkiye të vizitojnë vendin e saj.

Ajo po ashtu theksoi se të dy vendet mund të ndajnë ide rreth luftimit të zjarreve në pyje, si dhe theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit për prosperitetin dhe sigurinë kombëtare./aa