Geraldina feston 4-vjetorin, Elia Zaharia ndan fotot me familjen:
Sot është ditelindja e vajzës së Princ Lekës dhe Elia Zaharias. Geraldina feston 4-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, Elia ka ndarë disa foto me prindërit e saj dhe vëllain teksa
festojnë për të voglën e tyre.“Sot dielli i jetës sime feston ditëlindjen e katërt. Ky diell dashurie ngroh zemrat tona duke i dhënë jetës ngjyrat më të ëmbla! Unë si mam i jam falenderuese Zotit çdo ditë për këtë bekim që me një buzëqeshje ma përkëdhel shpirtin sapo hap sytë në mëngjes…Zoti të dhëntë shëndet e ta zbukuroftë jetën me dashuri, me mirësi, e qofsh kurdoherë një zemër e bardhë dhe e gëzuar! Uroj që e qeshura jote e çiltër të burojë kurdoherë për të ndriçuar këdo që të ka pranë! Sa e mrekullueshme është jeta me ty Geraldine! “, është urimi i aktores për të bijën.
Kujtojmë se pikërisht një vit më parë, në ditëlindjen e 3 të Geraldinës ndjekësit mësuan ndajen e Princ Lekës dhe Elia Zaharias pasi festuan të ndarë.
Ky vit ka qenë i mbushur plot me ngjarje për ish-çiftin që nga skandalet, dashuritë e reja e deri te finalizimi i divorcit./SyriNet