Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos për lehtësim të masës së sigurisë, duke e lënë në burg. 

Dritan Nano, u dënua pasi dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së mërkurëspërballë një kopshti në ish-Bllok. 

Në dëshminë e dhënë për policinë, 58-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë. 

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano. 

Ai mësohet se nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit mësohet se disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje. 

Drian Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristt, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”. /Opinion