Raporti i rregullt ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor ka bërë të ditur se 1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Sipas raportit, ndonëse emigracioni mund të sjellë sfida, si mungesa e fuqisë punëtore në vend, ai gjithashtu mund të krijojë mundësi të qarta lidhur me përdorimin e emigracionit për përfitime ekonomike.

Banka Botërore thotë se, nëse menaxhohet në mënyrë efektive, migracioni mund të ndikojë pozitivisht në zbutjen e varfërisë, nxitjen e eksporteve dhe thithjen e investimeve, duke rezultuar në këtë mënyrë në krijimin e vendeve të punës dhe transferimin e njohurive.

“Remitancat mund të përmirësojnë burimet financiare për familjet e emigrantëve. Së dyti, kthimi i emigrantëve të kualifikuar mund të sjellë një “kthim të trurit’ në vendet e tyre të origjinës, ndërsa joshja nga paga më të larta jashtë vendit mund të motivojë arsimimin dhe rritjen e aftësive për ata që vendosin të qëndrojnë”.

Rritja ekonomike

Po ashtu, sipas raportit në fjalë rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.3 përqind në 2024, nga 2,6 për qind në 2023, mbështetur nga lehtësimi i presioneve të çmimeve dhe rritja e disponueshmërisë së kredisë dhe tregjeve elastike të punës, të cilat kanë rezultuar në rritje të konsumit dhe investimeve në anën e kërkesës së bashku me rritjen në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve në kahun e ofertës. Megjithatë, performanca e ngadaltë në të gjithë partnerët kryesorë të tregtisë dhe investimeve evropiane ka kufizuar kërkesën e jashtme.

Tregu i punës

Tregu i punës i rajonit ka regjistruar një përmirësim të mëtejshëm në vitin 2024, me punësimin që arriti një nivel historik prej 48.5 përqind në qershor 2024, megjithëse ende më i ulët se norma prej 54,4 për qind e BE27. Midis mesit të 2023 dhe mesit të 2024, 114.000 vende pune të tjera u krijuan në rajon.

Ulja e varfërisë në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar një tendencë rënëse, por me një ritëm më të ngadaltë se në periudhën para pandemisë, nga mbi 3 pikë përqindjeje në vit para pandemisë në rreth 1 pikë përqindje në vit midis 2022 dhe 2025. Rritjet e fundit të pagave në rajon mund të mos përkthehet domosdoshmërisht në rritje të mirëqenies së familjeve nën kufirin e varfërisë, e karakterizuar shpesh nga papunësia afatgjatë ose nivele të larta pasiviteti.

Pas tre vitesh konsolidimi, deficitet fiskale në Ballkanin Perëndimor pritet të zgjerohen në vitin 2024.

Rritja në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet në mënyrë të moderuar në periudhën e ardhshme. Për sa u përket nxitësve të rritjes, konsumi dhe investimet pritet të luajnë një rol më të rëndësishëm në mbështetjen e rritjes gjatë viteve të ardhshme, pasi kërkesa për eksporte mbetet e heshtur me rritjen e importeve që tejkalon rritjen e eksporteve./TRT