Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë ka dalë para pak minutash nga Blloku i Sigurisë në rrugën Mine Peza, për të mbërritur në GJKKO, aty ku pritet të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

Në Gjykatën e Posaçme, fillimisht mbahet seanca edhe në lidhje me rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi, por edhe ndaj dy personave të tjerë nën akuzë, Emma Çoku dhe Pirro Xhixho.

Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste./ata