Teksa drejtuesja e misionit të vëshguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka prezantuar një raport paraprak për zgjedhjet e 14 Majit është pyetur nga gazetarët nëse zgjedhjet e 14 majit plotësuan standardet ndërkombëtare.

 

Glover u përgjigj: “Nuk ka përfunduar ende procesi. Jemi në pritje të rezultateve. Duhet të dimë çfarë do të ndodhë me raste të caktuara. Unë mendoj se votimi elektronik ishte i suksesshëm edhe pse pati vështirësi. Shpresa është që të kemi kudo votim elektronik dhe në zgjedhjet e ardhshme. Që kjo të ndodhë duhet të trajnohen njerëzit”.

 

Më tej Glover është pyetur nëse njerëzit votuan të lirë në 14 Maj. Ajo u përgjigj se manipulimet dhe kërcënimet për të votuar për një kandidat të caktuar duhet të marrin fund.

 

“Është gjithnjë e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta. Por ajo që duhet të ndodhë nëse këto raste që unë iu referova nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore. Për të siguruar që manipulimet e tilla dhe kërcënimet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz. Që njerëzit të jenë të lirë dhe kryesorja e ndjekësit duhet të jetë kjo. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj që masat do të merren sipas legjislacionit ekzistues që manipulimi të marrë fund”-tha Glover.