Zëvendësambasadori i Zvicrës, Arnold Philipp vizitoi sot Shkodrën në kuadër të projektit SEMP (Smart Energy Municipalities Project), i cili po implementohet për ndriçimin LED në disa nga rrugët e qytetit.

Gjatë vizitës në Shkodër, Philipp u prit nga nënkryetari i bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, dhe drejtues të tjerë të bashkisë, të cilët panë nga afër zhvillimin e këtij projekti.

Nënkryetari Bejleri falënderoi Ambasadën zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa zv/ambasadori Philipp vlerësoi Shkodrën si një partner të rëndësishëm për projekte të qëndrueshme energjetike.

Projekti, me një vlerë prej 550 mijë franga zvicerane, pritet të sjellë përmirësime të dukshme, duke ofruar ndriçim më të mirë dhe kursim energjie./ata