Kampioni shqiptar i taekwondo, Ernest Merdanaj ka fituar medaljen e arit në G2 Dutch Open.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se Merdanaj ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në G2 Dutch Open.

Kampioni shqiptar ka fituar plot 6 ndeshje në këtë turne, ndërsa i janë shtuar edhe 20 pikë të tjera, që do të konvertohen në pikë kualifikuese.

Pak ditë më parë Merdanaj mori medaljen e artë edhe në Albanian Open G1./ata