Numri i ulët i regjistrimeve të studentëve në fakultetet e vendit ka sjellë një rënie të dukshme të të ardhurave të grumbulluara nga institucionet arsimore. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-shtator, janë grumbulluar rreth 612 milion lekë nga tarifat e regjistrimeve të studentëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto të ardhura kanë pësuar një reduktim prej rreth 66 milion lekësh, ose rreth 10% më pak. Kjo rënie e konsiderueshme është pasojë e numrit të ulët të regjistrimeve për vitin akademik 2024-2025.

Sipas statistikave, nga 30,700 kuota të lira të ofruara, vetëm 20,000 studentë zgjodhën të vazhdojnë studimet në një nga fakultetet e vendit. Interesi i ulët për disa degë studimi është shqetësues; në veçanti, ato të gjuhëve të huaja dhe disa degë inxhinierike, si fizika, kimia, matematika dhe inxhinieria gjeologjike, kanë tërhequr më pak të rinj.

Nga ana tjetër një pjesë e maturantëve zgjodhën të ndiqnin studimet e tyre në fakultetet jashtë vendit./Scan