Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediet.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po zhvillon një vizitë në Tiranë. Ajo fillimisht u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilloi dhe një takim në ambientet e Kryeministrisë. Rreth orës 17:00, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Europës.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Pas vizitës në Tiranë, Von der Leyen do të vazhdojë turin e saj në Ballkanin Perëndimor./ata