Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnimi treditor në datat 21-23 tetor me fokus menaxhimin e informatorëve për Njësinë e Menaxhimit të Informatorëve të Policisë së Shtetit.

Në këtë veprimtari trajnimi merrnin pjesë edhe përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kombëtare të Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnime të Hetimeve Kriminale (ICITAP) të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve.

Programi i trajnimit përfshinte tema të tilla sikurse përzgjedhja, menaxhimi dhe trajtimi i informatorëve, si dhe praktikat më të mira për operacione të suksesshme dhe hetime të përbashkëta ndërkombëtare.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit për të luftuar me efikasitet krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal Faza V”.

Ky projekt synon t’i mbështesë e ndihmojë agjencitë ligjzbatuese shqiptare për luftimin e krimit të të organizuar kombëtar e ndërkombëtar dhe krimeve të rënda në mënyrë sa më efikase e në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë e rajonalë./ata