Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan diskutoi me homologun amerikan, Antony Blinken për situatën në Rripin e Gazës dhe në Liban.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme saudite thuhet se Bin Farhan dhe Blinken u takuan në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Ministrat krahas marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Arabi Saudite, diskutuan kryesisht për situatën në Rripin e Gazës dhe në Liban, punimet për këtë çështje si dhe për zhvillimet në rajon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken zhvillon turneun e tij të 11-të në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023 dhe pas vizitës së tij në Izrael ai erdhi në Arabinë Saudite.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 42.792 palestinezë, përfshirë rreth 17 mijë fëmijë dhe 11.378 gra ndërsa 100.412 të tjerë u plagosën.

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./aa