Në Apelin e GJKKO shqyrtohet këtë të hënë, 20 mars, ankimi i familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

 

Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, ka sekuestruar pasuritë në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij, me argumentin se dyshohet të jenë krijuar nga aktivitetet kriminale.

 

Ndër pasuritë e sekuestruara janë apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.