Bjellorusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale në janar të vitit 2025 dhe presidenti aktual i vendit, Alexandr Lukashenko, do të kërkojë një mandat të shtatë në detyrë.

Agjencia bjelloruse e lajmeve "Belta" raportoi se vendimi për mbajtjen e votimit më 26 janar u mor në një mbledhje të Dhomës së Përfaqësuesve, respektivisht në Dhomën e ulët të parlamentit.

Në muajin shkurt, presidenti Lukashenko, i cili fitoi mandatin e gjashtë në vitin 2020 dhe i cili është në pushtet që nga viti 1994, tha se do të kërkojë një mandat të shtatë.

"Unë do të kandidoj. Tregojuni këtë atyre (opozitës bjelloruse)", u tha Lukashenko gazetarëve në atë kohë pas votimit në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

"Asnjë person i vetëm, një president i përgjegjshëm, nuk do të braktisë popullin e tij që e ndoqën atë në betejë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua", shtoi ai./aa