Türkiye ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimeve të saj ndërkombëtare të mbrojtjes, duke nënshkruar protokolle për bashkëpunim shëndetësor ushtarak me Kosovën, si dhe me Malin e Zi.

Marrëveshjet synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin dhe trajnimin në fushën e shëndetit ushtarak midis kombeve.

Në kuadër të ditës së dytë të Panairit Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Aviacionit dhe Industrisë Hapësinore (SAHA EXPO 2024), të mbajtur në Qendrën e Panairit në Istanbul, ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, takoi homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci.

Diskutimet e ministrit turk dhe atij kosovar në Istanbul rezultuan në protokoll bashkëpunimi dhe trajnimi në shëndetin ushtarak, që synon forcimin e bashkëpunimit shëndetësor ushtarak midis Kosovës dhe Türkiyes.

Kjo marrëveshje nënkupton angazhimin e Türkiyes për të thelluar partneritetin e saj të mbrojtjes, veçanërisht në fushën e shëndetit ushtarak. Më herët, Güler zhvilloi takim edhe me homologun e tij malazez, Dragan Krapoviq, ku dy ministrat nënshkruan protokoll të ngjashëm që synon forcimin e bashkëpunimit shëndetësor ushtarak.

Këto protokolle të nënshkruara theksojnë përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar trajnimin, shkëmbimin e ekspertizës dhe rritjen e aftësive të përgjithshme shëndetësore ushtarake midis kombeve të përfshira.

"SAHA EXPO 2024" vazhdon të shërbejë si platformë për Türkiyen për të shfaqur përparimet e saj të mbrojtjes dhe aviacionit, duke nxitur po ashtu aleanca strategjike ndërkombëtare./aa