Dhjetëra persona janë lënduar nga tërmeti që ndodhi në qytetin Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në veriperëndim të Iranit.

 

Kreu i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të Guvernatorit të Azerbajxhanit Perëndimor, Emir Abbas Jaferi, në një deklaratë për media tha se disa ndërtesa në qytetet Khoy dhe Salmas u dëmtuan nga tërmeti 5.6 ballë me qendër në qytetin Khoy.

 

"Si pasojë e tërmetit janë lënduar 82 persona në qytetet Khoy dhe Salmas", tha ai.

 

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë u regjistrua mëngjesin e sotëm në qytetin Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit.

 

Qyteti Khoy, i vendosur në veriperëndim të Iranit pranë kufirit me Türkiye-n, u godit nga një tërmet 5.8 ballë më 28 janar. Mësohet se nga tërmeti humbën jetën 3 persona ndërsa rreth 1.200 ishin lënduar./AA