Në një takim në Rusi, presidenti rus Vladimir Putin i shprehu sot ngushëllime homologut të tij turk Recep Tayyip Erdoğan për sulmin terrorist në kryeqytetin turk Ankara që u mori jetën katër personave.

Duke folur në margjinat e një samiti të grupit BRICS në Kazan të Rusisë ku Erdoğan po merr pjesë si i ftuar, Putin tha: “I nderuar president, të dashur kolegë, jemi shumë të lumtur t’ju mirëpresim në Kazan. Por para se të fillojmë punën, unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia në lidhje me sulmin terrorist”.

Putin shtoi se Rusia dënon çdo manifestim të terrorizmit.

Më herët, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha në X se ka të vrarë dhe të plagosur në një sulm në objektet e Industrisë Ajrore Turke (TUSAŞ) në kryeqytetin Ankara./aa