Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar puna për sistemimin dhe asfaltimin e aksit rrugor kryesor të Kamzës.

“Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut, me një gjatësi prej 2.8 km në të dyja anët, kanë përfunduar”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore./ata