Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan se një balonë e mbushur me plehra nga Koreja e Veriut ra në kompleksin presidencial në kryeqytetin Seul.

Sipas zyrës presidenciale, balona shpërtheu në ajër dhe plehrat u shpërndanë në ambientet e zyrës presidenciale.

Yonhap News me seli në Seul citoi shërbimet e Sigurisë Presidenciale se plehrat nuk përbënin rrezik dhe ishin mbledhur në mënyrë të sigurt.

Koreja e Veriut ka dërguar mijëra balona plehrash që nga 28 maji në përgjigje të balonave që mbanin broshura kundër Phenianit të dërguara nga dezertorët koreano-veriorë nga Koreja e Jugut.

Pheniani ka dërguar të paktën 6.303 balonë me plehra deri më tani.

Megjithatë, Komanda e OKB-së e udhëhequr nga SHBA-ja në Korenë e Jugut ka zbuluar se instalimi i altoparlantëve në kufi dhe transmetimi i propagandës kundër liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un e ka "inkurajuar" Phenianin të lëshojë më shumë balona plehrash.

Komanda akuzoi gjithashtu Seulin për shkelje në Gadishullin Korean duke nisur propagandën kundër Phenianit nga Zona e Çmilitarizuar.

Tensionet në Gadishullin Korean u rritën më tej pasi Koreja e Veriut pretendoi se ushtria e Koresë së Jugut fluturoi dronët e saj pa pilot mbi Phenian në fillim të këtij muaji dhe ka paralajmëruar për "forcë fizike" nëse veprime të tilla përsëriten.

Mes pretendimeve të Seulit se Pheniani ka dërguar rreth 3.000 ushtarë në Rusi, trupat e Koresë së Jugut dhe forcat amerikane po mbajnë gjithashtu një stërvitje të përbashkët 12-ditore të nëpër baza të ndryshme ajrore në Korenë e Jugut.

Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, e quajti vendosjen e supozuar të trupave "mish për top", duke akuzuar liderin e Veriut Kim Jong-un se ka shitur ushtrinë e tij "për një luftë të paligjshme agresioni".

SHBA-ja mbështeti pretendimet e Seulit se të paktën 3.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusinë lindore për stërvitje, përpara se të një dislokimi të mundshëm në vijat e frontit për t'iu bashkuar luftës së Kremlinit kundër Ukrainës.

Pheniani, si dhe Moska, nuk i kanë mohuar dhe as vërtetuar pretendimet e bëra nga Seuli dhe aleati i tij kryesor, SHBA./aa