Më shumë se 2 mijë persona humbën jetën dhe miliona të tjerë u detyruan të emigrojnë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat intensivë në shumë vende afrikane në periudhën korrik-shtator.

Shumë vende afrikane, përfshirë Nigerin, Çadin, Nigerinë, Malin, Kamerunin dhe Republikën Demokratike të Kongos janë përballur me përmbytje që nga qershori e deri më tani.

Në hulumtimin e kryer nga një grup shkencëtarësh nën ombrellën e World Weather Attribution (WWA), u vu re se më shumë se 2 mijë persona humbën jetën dhe miliona të tjerë u detyruan të migrojnë për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike të vërejtura në korrik-shtator në shumë rajone të Afrikës.

Çadi, Kameruni, Nigeri, Nigeria dhe Sudani janë vendet afrikane më të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e intensive dhe se digat në Nigeri dhe Sudan u tejmbushën për shkak të shirave. Hulumtimi vuri në dukje se reshjet e këtij viti ishin 5 deri në 20 për qind më intensive në pellgjet e Nigerit dhe Liqenit të Çadit.

Hulumtimi vuri në dukje se përmbytjet e shpeshta ekstreme sjellin varfëri, urbanizim të shpejtë dhe probleme të menaxhimit të ujit. Po ashtu në hulumtim thuhet se kushtet e pafavorshme të motit kanë prekur edhe Sudanin ku konfliktet vazhdojnë dhe se kjo situatë ka thelluar ndjeshëm krizën humanitare në vend.

Theksohet se është e nevojshme të merren masa urgjente kundër shkatërrimit të shkaktuar nga reshjet intensive ndërsa bëhet thirrje për përmirësim urgjent të menaxhimit të ujërave, forcimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe digave në rajon si dhe kryerjen e më shumë investimeve dhe sigurimit të "financimit kuptimplotë" për ndihmë.

Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050 edhe 150 milionë njerëz të tjerë mund të përfshihen në varfëri nëse nuk merren masa kundër krizës klimatike në Afrikë./aa