Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se sipas gjetjeve paraprake, 59 terroristë, 2 prej të cilëve terroristë të nivelit të lartë, janë neutralizuar në operacionet ajrore në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria thuhet: "Sipas përcaktimeve fillestare, në operacionet ajrore në veri të Irakut dhe Sirisë ku nga dje në mbrëmje janë goditur 47 objektiva terroriste janë neutralizuar 59 terroristë, mes të cilëve 2 terroristë të nivelit të lartë"./aa