Komiteti Ekonomik dhe Social Europian mirëpriti rreth 100 anëtarë kandidatë për zgjerim (ECM) në Forumin e Nivelit të Lartë të Zgjerimit “Drejt zgjerimit të suksesshëm të BE” të organizuar së bashku me Komisionin Evropian.

Në takimin e nivelit të lartë ishin të pranishëm presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke, komisioneri i BE për Punën dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, si dhe komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, si dhe rreth ministra të vendeve të BE-së dhe rajonit.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, e cila kryesoi delegacionin shqiptar bëri të ditur se me ngritjen e Komitetit të Përbashkët Konsultativ Shqipëri-BE, Shqipëria bën një hap tjetër përpara për të rritur prezencën e saj në institucionet, komitetet dhe grupet e punës në BE.

Zëvendësministrja Manjani theksoi se kjo përfshirje është vitale për transferimin e dijeve dhe përvojave për të kuptuar më lehtë procesin kompleks të anëtarësimit në BE.

Në këtë forum u diskutua mbi rolin e dialogut social dhe shoqërisë civile në përparimin në rrugën e anëtarësimit, duke përfshirë rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të BE-së./ata