Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ftoi sot qytetarët që të marrin pjesë në FESTAForum.
Kumbaro u shpreh se, “FESTAForum është forumi dedikuar turizmit të qëndrueshëm, që organizohet në Tiranë nga data 3 deri në 5 prill, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit!”.
Kumbaro nënvizoi se, “në këtë forum do të marrin pjesë pjesëmarrës të nivelit të lartë ndërkombëtar dhe kolegë ministra nga Ballkani dhe Europa”.
Gjithashtu, vijoi Kumbaro, “në FESTAForum do të ketë ekspertë të turizmit si dhe donatorë dhe përfaqësuesit e brandeve hoteliere”.
Por, shtoi Kumbaro, “do të ketë edhe shumë promovim për Shqipërinë në prag të nisjes së sezonit turistik”.
Kumabro theksoi dhe ata që dëshirojnë të marrin pjesë në FESTAforum në 3-5 prill, duhet të informohen dhe regjistrohen në adresën online https://tourismforum.al.