Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilluan dy takime me kryetarin e bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja dhe me kryetarin e bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi.

Në takime u diskutua për krijimin e lehtësive në proceset zgjedhore për personat me aftësi të kufizuara.

KQZ bën të ditur se, do të vazhdojë përpjekjet që asnjë zgjedhës të mos mbetet pa votuar, pavarësisht paaftësisë që këta zgjedhës kanë.

Gjithashtu, KQZ do të vijojë me krijimin e programeve të veçanta informuese dhe ndërgjegjësuese me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje./ata