Kryeministri Rama do të niset sot drejt Milanos ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Silvio Berlusconit.

 

Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.

 

Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.

 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare më 12 qershor. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano