Një tërmet është regjistruar në Shqipëri, ndërkohë sipas autoriteteve nuk raportohen probleme për qytetarët apo dëmtime në infrastrukturë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë thuhet se sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës të Shqipërisë është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, me epiqendër në fshatin Kuman, Bashkia Fier, dhe në një thellësi prej 15 km.

"Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë", thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Tërmeti ka ndodhur në orën 19:32, ndërsa është ndjerë në qytetet përreth, duke përfshirë Vlorën, Elbasanin, Beratin, por edhe në Tiranë e Durrës./aa