Një ditë pas operacionit per “hernie inguinale” në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lënë sot (4 tetor) ambientet ku ndodhej nën terapi pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe është kthyer në banesë.

Mësohet se pas një monitorimi mjekësor 24 orësh në QSUT, kryeministri Rama ka dalë nga spitali dhe jashtë vëmendjes së kamerave.

Pas ndërhyrjes mjekët u shprehën se operacioni kishte shkuar mirë, zgjati dy orë dhe gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme, teksa do qëndronte për 24 orë nën monitorim të stafit.

Ndërhyrja u krye nga ekipi mjekësor, nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë në QSUT, doktor Arben Gjata.

Kryeministri e paralajmeroi ndërhyrjen kirurgjikale pak ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza"./Shqiptarja