Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite në qytetin e Khalilit (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar është plagosur një fëmijë palestinez.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se forcat izraelite qëlluan me plumba të vërtetë në rajonin jugor të qytetit të Khalilit, duke plagosur një 16-vjeçar palestinez.

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe i kanë bërë ndërhyrje mjekësore fëmijës së plagosur dhe e kanë dërguar në spital.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet e sigurisë, thuhet se forcat izraelite të vendosura në kryqëzimin Al-Kessara në rajonin jugor të qytetit Khalil kanë hapur zjarr me plumba të vërtetë dhe kanë plagosur një fëmijë.

Asnjë informacion i detajuar nuk u dha për këtë temë./aa