Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt ÇavuÅŸoÄŸlu pas tërmeteve që ndodhën me 6 shkurt me qendër në KahramanmaraÅŸ, ka marrë nga zyrtarët në Qendrën e Koordinimit të Fatkeqësive në rajonin TürkoÄŸlu informacione lidhur me punimet e kryera pas tërmetit

 

ÇavuÅŸoÄŸlu zhvilloi një vizitë dhe inspektoi punimet në zonën e prekur nga tërmeti si dhe u takua me të prekurit nga tërmeti.

 

Gjatë takimit me të prekurit nga tërmeti në qytetin tendë "23 Nisan", ÇavuÅŸoÄŸlu dëgjoi kërkesat dhe problemet e tyre.

 

Ai po ashtu vizitoi edhe zonën e lodrave në të cilën ndodheshin fëmijët e prekur nga tërmeti. ÇavuÅŸoÄŸlu vizitoi dy spitalet fushore të ngritura nga Britania e Madhe dhe Ministria e Shëndetësisë në rajonin TürkoÄŸlu si dhe shprehu falënderimet për punonjësit aty./AA