Një grup fanatik hebre nga Jemeni që po përpiqej të hynte në Rripin e Gazës, i cili është nën sulmin izraelit që prej 7 tetorit 2023, u bllokua nga ushtria izraelite.

Sipas lajmit të radios së ushtrisë izraelite, një grup hebrenjsh të ekstremit të djathtë u përpoqën të hynin në Rripin e Gazës duke kapërcyer barrierat e sigurisë.

Thuhet se grupi i hebrenjve jemenas u pengua nga ushtarët izraelitë të kalonte kufirin midis Izraelit dhe Gazës.

Raportohet se në këtë incident u arrestuan disa anëtarë të grupit të hebrenjve fanatikë./aa