Të paktën 3 gazetarë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit ajror të Izraelit ndaj një hoteli ku qëndronin gazetarët në jug të kryeqytetit libanez Bejrut.

Siç raporton agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në hotelin ku po qëndronin gazetarët në qytezën Hasbaya, në jug të Bejrutit.

Në sulm kanë humbur jetën 3 gazetarët ndërsa nuk janë dhënë detaje tjera mbi rastin./aa