Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjete sociale, një seri dokumentesh zyrtare ku akuzon ministren Belinda Balluku dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për shitjen e energjisë elektrike në tregun vendas nëpërmjet ALPEX.

“Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vulë, Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen ekskluzivisht nëpërmjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.”, shkruan Bardhi

“Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milionë euro Buxhetit të Shtetit. Ky është një krim shtetëror!”, thuhet në reagimin e Bardhit./ata