Në një takim miqësor në Tiranë është përkujtuar 50-vjetori i krijimit të ekipit të gjimnastikës artistike të klubit Partizani.

Trajnerë, ish-sportistë dhe drejtues  ndër vite, kanë ndarë me njëri-tjetrin momente që kanë ngelur në historinë e klubit.

Në takim mori pjesë edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli përshëndeti këtë takim, duke vlerësuar arritjet e klubit Partizani në Gjimnastikë, që më pas krijuan bazat e formimit të ekipit Kombëtar, si edhe punën e trajnerëve të palodhur, Polikseni dhe Engjëll Gorishti.

Në emër të KOKSH, Ylli shpërndau Certifikatat e Mirënjohjes për 3 ish-kampionet e Partizanit, gjimnastet Natasha Kotorri, Violeta Shqeri dhe Majlinda Zylfo./ata