Barcelona është skuadra për t’u mundur këtë sezon, me katalanasit që kanë turpëruar me “poker” Real Madridin.

Në “El Clasicon” e parë te sezonit, çdo gjë foli për të besuarit e Hansi Flick, të cilëve u mjaftoi pjesa e dytë për të treguar se janë skuadra më në formë e momentit.

Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol të Mbappe, i cili u anulua për pozicoion të parregullt.

E dyta nisi furishëm për katalanasit, të cilët shënuan dy herë me Lewandowskin në minutat 54’ dhe 56’.

Në të 77’-ën erdhi momenti i adoleshentit Lamine Yamal, i cili realizoi një supergol për të hedhur KO kampionët e Europës.

Kishte festë dhe për kapitenin Raphinha, lojtari më në formë i momentit te katalanasit, i cili gjithashtu realizoi një supergol, për të mbyllur sfidën me rezultatin 0-4.

Kështu Barcelona udhëheq me 30 pikë, 6 më shumë se Reali, me këtë të fundit që nuk arriti dot të thyente rekordin e katalanasve për më shumë ndeshje radhazi pa humbje në La Liga.

REZULTATI:

REAL MADRID 0-4 BARCELONA

Leëandoëski 54’, 56’, Yamal 77’, Raphinha 84’.

/TopChannel