Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Sarandë -Tuneli i Skërficës, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.

Drejtues i mjetit Engjëll Ogiçi 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, 72 vjeçar e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”.

Viktima është Luan Xhuvani 72 vjeç. Ndërkohë, Ogiçi u shoqërua në Komisariat, ndërkohë që vijojnë hetimet për ngjarjen./TopChannel