Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të diele në një banesë në Ishull Lezhë.

Familjarët fatmirësisht e kanë parë menjëherë flakën dhe kanë arritur ta nxjerrin bombulën në flakë jashtë banesës duke parandaluar kështu rrezikun e madh.

Forcat zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.  Sipas burimeve shkak i shpërthimit dyshohet rrjedha e tubit të gazit./OraNews