Një mesazh që i ka drejtuar familjarëve ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e një 38-vjeçari që prej 6 muajsh ndodhej në Spanjë.

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë”. Është ky mesazhi që Orgel Fusha, 38 vjeç, i ka dërguar familjarëve të tij.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta ka kontaktuar me të afërmit e 38-vjeçarit, i cili prej 6 muajsh ndodhet në Spanjë. Mesazhi i ka mbërritur 8 ditë më parë, ndërsa familja e 38-vjeçarit e shqetësuar dyshon se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.

Ata kanë një apel për shokët e tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit./BalkanWeb