Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe e gjithë zona arkeologjike përrreth tij është zhytur në errësirë. Hajdutët kanë vjedhur kabullin që furnizin me energji këtë objekt historik dhe ndriçuesit e rrugës e mureve antik.

Vjedhja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa kabulli i energjisë është hequr në një gjatësi te konsiderueshme. Sapo kanë konstatuar rastin punonjësit e memorialit kane sinjalizuar policine. Këta të fundit kane kryer të gjitha veprimet në terren, por pa mundur ende që të bien e në gjurmet e autoreve të kësaj vjedhje.

Ky është rasti i tretë në një hark kohor mjaft të shkurter që vidhen kabujt e energjisë elektrike në zonen arkeologjike të Lezhës, ndërsa dhe rastet e mëparshme vijojnë të mbeten pa autor. Ndërkohë Bashkia Lezhë pritet të ndërhyjë për zevendesimin e kabullit të vjedhur dhe rikthimin e energjisë në memorialin e Gjergj Kastriotit dhe zonen arkeologjike përreth tij./Shqiptarja