Një kamion është përplasur me një stacion autobusi në qytetin Ramat HaSharon, që ndodhet në jug të Tel Avivi, duke rezultuar dhjetëra të plagosur.

Policia izraelite njoftoi se si pasojë e përplasjes së kamionit me stacionin e autobusëve të paktën 40 persona janë plagosur, prej të cilëve dhjetë janë në gjendje kritike.

Në vendngjarje janë nisur dhjetëra autoambulanca, ndërsa mësohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar nën kamion./aa