Ministri iranian i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se SHBA-ja luajti një rol në sulmet izraelite ndaj Iranit.

“Amerikanët morën pjesë në mënyrë të qartë në sulm. Amerikanët siguruan një korridor ajror për forcën ajrore sioniste dhe pajisjet mbrojtëse që iu dërguan atyre konsiderohet një formë e përfshirjes në operacionet e fundit”, tha Araghchi, duke theksuar se pjesëmarrja e SHBA-së është “plotësisht e qartë”.

Duke folur në një intervistë televizive, Araghchi tha se “niveli i dënimit global për këtë akt agresiv nga entiteti sionist ishte shumë i lartë”.

Dje, Izraeli tha se kishte kryer një sulm 4-orësh në Iran, me Teheranin që deklaroi se zmbrapsi me sukses “përpjekjet e entitetit sionist për të sulmuar disa pika në Teheran dhe në të gjithë vendin”.

Sipas ushtrisë iraniane, sulmet izraelite vranë katër ushtarë.

Ky sulm pasoi lëshimin e mbi 180 mijë raketa nga Irani në Izrael më 1 tetor, të cilin Teherani e quajti “hakmarrje” për vrasjet e liderëve të lartë të grupit palestinez Hamas dhe atij libanez Hezbollah.

Irani më herët paralajmëroi se çdo sulm izraelit do të përballej me një “përgjigje më të ashpër”./aa