Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona në një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit.

Katet e sipërme të dy ndërtesave u goditën në qytetin Rzhyshchiv. Një 11-vjeçar ishte mes viktimave.

 

Shpërthime u raportuan nga banorët edhe në qytetin portual të Sevastopolit.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka lëshuar më shumë se 20 dronë, si dhe raketa dhe predha.

 

Duke iu referuar largimit të presidentit kinez Xi Jinping nga Rusia, Zelensky tha se sa herë që “dikush përpiqet të dëgjojë fjalën “paqe” në Moskë, jepet një urdhër tjetër për të nisur sulmet”.

 

Të martën, presidenti Vladimir Putin tha se shumë dispozita të një plani 12-pikësh të paqes kineze “mund të merren si bazë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, sa herë që Perëndimi dhe Kievi të jenë gati për këtë”.

 

 

Plani nuk bën propozime specifike dhe nuk kërkon në mënyrë eksplicite që forcat ruse të largohen nga territori sovran i Ukrainës.