Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mbrojti të martën planet e qeverisë së saj për të rritur shpenzimet ushtarake, duke thënë se "liria ka një çmim".
Duke folur në Senat përpara samitit të kësaj jave të Bashkimit Evropian, Meloni tha se "liria" duhet të mbrohet, duke mbështetur planet e qeverisë së saj për të rritur shpenzimet ushtarake, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
"Asnjëherë nuk e kemi fshehur faktin që duam të rrisim shpenzimet ushtarake siç kanë bërë qeveritë e mëparshme, ndoshta fshehurazi, pa e pranuar", tha ajo.
"Liria ka një çmim: nëse nuk jeni në gjendje të mbroni veten, do ta bëjnë të tjerët, por këtë do ta bëjnë duke vendosur një çmim", shtoi ajo.
Sipas raportit, Meloni potencoi rëndësinë e nevojës për të ushtruar presion ndaj Rusisë dhe mbështeti sanksionet perëndimore ndaj Moskës.
"Presioni ndaj Moskës është thelbësor në nivelin gjeopolitik dhe diplomatik për të garantuar respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe për të krijuar kushtet për negociata që të arrihet një paqe të drejtë", shtoi ajo.