Sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken, në një telefonatë me sekretarin e jashtëm britanik, David Lammy, kanë diskutuar situatën në Rripin e Gazës së shkatërruar nga lufta.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se Blinken dhe Lammy diskutuan “rëndësinë e përfundimit të luftës në Gaza, sjelljen e të gjithë pengjeve në shtëpi dhe lehtësimin e vuajtjeve të popullit palestinez”.

Përveç Gazës, Blinken dhe Lammy gjithashtu trajtuan nevojën për një zgjidhje diplomatike të konfliktit që do “të lejojë civilët libanezë dhe izraelitë në të dy anët e ‘Linjës së Kaltër’ (kufiri de-fakto) të kthehen të sigurt në shtëpi”.

Duke pranuar nevojat humanitare në rritje të Libanit mes sulmeve intensive izraelite disa-javore, të cilat kanë shkaktuar zhvendosjen e miliona njerëzve, Blinken po ashtu theksoi njoftimin e fundit të SHBA-së për 157 milionë dollarë ndihmë humanitare./aa