Një gazetar izraelit ka marrë pjesë në shpërthimin e një strukture civile në Libanin jugor, derisa ushtria izraelite intensifikoi sulmet ajrore dhe tokësore në vend.

Pamjet e transmetuara nga kanali televiziv izraelit ‘Channel 12’ treguan prezantuesin e lajmeve Danny Kushmaro, të veshur me jelek antiplumb dhe helbetë, duke u udhëzuar nga një ushtar se si të shpërthejë pajisjen shpërthyese.

Videoja tregon atë duke e dëgjuar një ushtar, i cili pretendoi se një ndërtesë gri aty pranë ishte përdorur për të hedhur raketa në veri të Izraelit.

Pasi numër mbrapsht nga katër, gazetari izraelit shtyp butonin e detonatorit dhe ndërtesa civile bie në një re tymi.

Shpërthimi i ndërtesës u regjistrua nga ushtria izraelite nga ajri dhe videoja u shpërnda nga ‘Channel 12’.

Nuk u dhanë detaje se kur dhe ku ndodhi incidenti, përveç asaj se ndodhi në Libanin jugor, ku Izraeli së fundmi filloi një inkursion tokësor.

Sipas kodeve të etikës, gazetarët supozohet të jenë vëzhgues objektiv në çështjet e luftës, duke mos mbajtur anë ose duke mos marrë pjesë në një konflikt.

Izraeli nisi një fushatë masive ajrore në Liban muajin e kaluar në një përshkallëzim nga lufta 1-vjeçare ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale izraelite ndaj Rripit të Gazës.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 2.650 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.300 të tjerë janë plagosur në Liban si pasojë e sulmeve izraelite që nga viti i kaluar.

Izraeli në fillim të këtij muaji zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor./aa