Kryeqyteti po bëhet gati për një nga aktivitetet më të veçanta, që pritet të mbledhë njerëz të të gjitha grup-moshave për të shijuar artin, kulturën, muzikën, kërcimin dhe kulinarinë tradicionale në një event që nis në 31 tetor dhe përfundon në 10 nëntor.

“8or Fest vjen për herë të parë në Sheshin “Skënderbej”! 11 ditë plot birra, verë dhe street food që do t’ju ngjallin çdo shqisë! Nga 31 tetori deri më 10 nëntor, shijoni ushqime të shijshme dhe muzikë fantastike që do t’ju bëjë të kërceni deri në agim”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Ky aktivitet, është një ftesë për ju dhe miqtë apo të njohurit tuaj që duan të kalojnë disa orë ndryshe në magjinë e muzikës dhe kulturës dhe në një atmosferë që pritet të jetë emocionuese./ata