Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u takua me drejtuesen e UNOPS-it në Shqipëri, Sabine Kania, si dhe me përfaqësues të programit EU4Culture. Ministri është njohur nga afër me punën dhe projektet për ruajtjen, rijetëzimin dhe mbështetjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

“Rëndësia e promovimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar, për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së turizmit kulturor, nxit nevojën për bashkëpunim, si dhe për të siguruar operativitet, sinergji e koordinim në mbështetjen e nevojshme për projekte të suksesshme në këtë fushë”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale, ku edhe ndau një album fotografik nga ky takim.

Programi EU4Culture për restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, financuar nga Bashkimi Europian, zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./ata