Hezbollahu njoftoi se ka vendosur në objektiv një bazë ushtarake dhe 9 vendbanime në Izrael.

Në një deklaratë nga llogaria e tij Telegram, Hezbollahu informoi lidhur me sulmet e kryera ndaj Izraelit.

Në deklaratë thuhet se me raketa u krye sulm ndaj bazës industriale ushtarake Zevulun në veri të qytetit Haifa, ndërsa me dronë kamikaze u kryen sulme ndaj zonës industriale Bar Lev në lindje të Acre (Akka).

Bëhet e ditur se Hezbollahu shënjestroi me raketa, dronë kamikaze dhe zjarr artilerie njësitë ushtarake izraelite në qytezat Houla, Hillat Nayif dhe Aitaroun dhe vendndodhjen Al-Marj në kufi.

Thuhet se në sulme u vranë dhe u plagosën ushtarë izraelitë.

Gjithashtu u njoftua se janë kryer sulme ndaj 9 vendbanimeve në veri të Izraelit./aa